Përcillet në banesën e fundit i riu që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës (25 Tetor 2000)
Makina e funeralit dërgon për në banesën e fundit 34-vjeçarin Lulzim Shkëmbi. Heshtje, dhimbje dhe lot. Babai i dy fëmijëve të vegjël nuk rron më. Kjo lagje mban për të fundit herë trupin e pajetë të të riut, punëtorit të palodhur që vdiq dje ndërsa po punonte në pallatin në ndërtim ku ai bënte muratorin.
Ngjarja e djeshme ku një kovë e madhe ra nga lart dhe u përplas mbi trupin e 34-vjeçarit Shkëmbi ka prekur gjithë opinionin. Edhe një jetë tjetër u shua. Deri kur ata që ndërtojnë pallate në Tiranë do të punojnë si skllevër pa asnjë lloj mase mbrojtje për jetën e tyre. Brenda pak muajsh në Tiranë po vdesin në aksidente pune mbi 10 muratorë./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj