Dëshmitarët në gjyqin e Nehat Kullës – (26 Tetor 2000)
Lajme Arkiva TV Klan 2000
Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Nehat Kullës dhe Ismet Ramadanit, janë pyetur katër dëshmitarë të thirrur nga mbrojtja. Në lidhje me vrasjen e Fatmir Thaçit, në Maj të vitit ’97, dëshmitari okular Bedri Jashari, ka dëshmuar se personat që vranë Thaçin, ishin djem të rinj në moshë.
Duke e parë në sallë të pandehurin Kulla, dëshmitari u shpreh se është i sigurt se nuk ka qenë Nehat Kulla mes atentatorëve. Dëshmitarë të tjerë kanë qenë fqinj të Nehat Kullës, të cilët kanë dëshmuar se në vitin ’97, kanë shkarkuar armë në shtëpinë e të pandehurit, për t’u mbrojtur./tvklan.al