Sabri Godo për zgjedhjet në Kosovë: Kosova një hap larg pavarësisë (27 Tetor 2000)


Sabri Godo për zgjedhjet në Kosovë: Kosova një hap larg pavarësisë (27 Tetor 2000)

15:05 27/10/2000

Me zgjedhjet e 28 tetorit, Kosova bën një hap të madh drejt pavarësisë. Ky është komenti i kryekomisionerit të politikës së jashtme Sabri Godo i sapokthyer nga takimi i presidentëve ballkanik në Shkup. Zgjedhjet e lira në Kosovë shprehet Godo janë një provë e demokracisë përpara komunitetit ndërkombëtar.

“Këtu nuk është puna vetëm për të zgjidhur kryetarët e komunave, këshillave, prefektët e të tjerë, por bëhet fjalë për një provë që kërkon komuniteti botëror nga ne. A jemi të aftë të bëjmë zgjedhje të lira dhe demokratike, a jemi të aftë të krijojmë organet e vetëqeverisjes të dala drejpërdrejt nga vullneti i popullit apo jo. Kjo është një pyetje shumë kruciale që bëhet në një moment që është quajtur me të drejtë historik, dhe nga zhvillimi i këtyre zgjedhjeve që do të mbahen nesër varet ajo çfarë do të thotë dhe të bëjë komuniteti botëror me Kosovën.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme