Berisha: Rama nuk kërkon mandatin e 3, por do të bëhet deputet
Kryeministri Edi Rama sqaroi sot nga Vlora se do të kandidojë për deputet sërish në këtë qytet, pas thashethemeve se do të kandidonte në Durrës.
Ndër të tjera, Rama u shpreh i bindur për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.
Ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar sonte në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, tha se Edi Rama nuk synon mandatin e tretë për të qeverisur, dhe siç theksoi vetë ai, kërkon vetëm të fitojë mandatin e deputetit.
“Mandati i tretë, e di dhe vetë që s’ka mandat të tretë. Ai prandaj iku, iku për të siguruar futjen në Parlament. Ai ka hall sepse i kanë thënë këta që do të dënohesh, e do të procedohesh, dikush thotë me 3 dënime, ai ka hall të futet në Parlament të marrë mandatin e deputetit. Ai s’mendon për mandat të tretë. Gjersa ndërroi zonën, gjersa iku nga Durrësi, ai e pa veten jo deputet”. /tvklan.al