PD: 219 mijë shqiptarë të larguar nga vendi prej qeverisjes Rama
219 000 shqiptarë janë larguar nga vendi që prej momentit që qeveria e Ramës ka ardhur në pushtet. Kështu shprehet përfaqësuesja e PD-së, Jorida Tabaku.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se mesatarisht çdo vit nga vendi jonë që prej 2014-s janë larguar 31307 shqiptarë.
“1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion”, shkruan Tabaku.
Ajo shton më tej se vizioni i PD-së është që shqiptarët të kenë punë dhe të qëndrojnë në atdhe./tvklan.al