Rei Manaj drejt Turqisë, gati të largohet nga Barcelona
Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj do të largohet nga Spanja për një aventurë të re në Turqi. Mediat turke shkruajnë se Manaj është gati të largohet nga Barcelona B dhe të jetë pjesë e skuadrës së Kasimpasas në Turqi.
Transfer Postasi, shkruan se Kasimpasakërkojn sulmuesin shqiptar si përforcim për sezonin e ri.
Manaj aktualisht është pjesë e ekipit të Barcelonës B, ku luajti për një sezon, por që nuk arriti të debuton në ekipin e parë.
Lojtari më parë ka qenë pjesë edhe e Inter, por as në këtë skuadër nuk arriti që të finotne vend në formacion. Nëse Manaj shkon te Kasimpasa do të ketë shok skuadre dhe dy futbollsitët e Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Loret Sadiku./tvklan.al