Epidemia e bletëve Elbasan – (28 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Epidemi mbi bletët në rrethin e Elbasanit, por dhe në zonat e tjera fqinje me të. Sipas specialistëve të veterinarisë, kemi të bëjmë me një sëmundje të rrezikshme parazitare. Sëmundja prej dy vjetësh ka zhvillim kronik dhe prek gjithë pjesëtarët e familjes së bletës. Shkaktari i sëmundjes konsiderohet një organizëm një qelizor, i cili pasi merret prej bletës lokalizohet tek zorrët e saj.
Kjo shkakton dëmtime serioze në thithjen e ushqimit, të cilat çojnë deri në ngordhjen e bletës. Infeksioni në shkallë rrethi ka arritur deri në masën 50%. Vetë bletërritësit, e kanë të vështirë ta konstatojnë sëmundjen. Për parandalimin apo shërimin e sëmundjes epidemike, specialistët rekomandojnë një preparat me veti të mira kuruese, i cili quhet Fumidil B.
Shërbimi veterinar në rrethin e Elbasanit, lidhur me situatën më të re të krijuar, po bën sensibilizimin e popullatës lidhur me rrezikshmërinë e sëmundjes./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj