Nga Bangladeshi në Korçë, historia e tre emigrantëve aziatikë (30 Tetor 2000)


Nga Bangladeshi në Korçë, historia e tre emigrantëve aziatikë (30 Tetor 2000)

14:29 30/10/2000

Bangladeshi është një vend aziatik shumë larg Shqipërisë. Popullsia e tij është me mbi 131 milion banorë, 3 prej të cilëve ndodhen prej kohësh në Pogradec. Se si kanë mbërritur, as ata nuk e dinë. Ata mbajnë mend vetëm se këtu , në pikën e stërvitjes së komisariatit , rrojnë më së mirë prej 9 muajsh. Meqë tek ne nuk di të flasë njeri gjuhën e Bangladeshit, këta tre fatzinj kanë mësuar pak shqip dhe pak greqisht.

Avdyl Kahaj dhe Din Mahmut Ali, thonë se janë larguar nga atdheu pas një përmbytjeje të madhe që i la pa shtëpi dhe katandi. Bashkëkombasin e tretë e takuan në Greqi. Që aty vendosën të shkojnë ilegalisht në Itali, por aventura u ndërpre pasi në kufi i kapi policia shqiptare.

Bangladeshasit janë shumë të kënaqur pasi janë trajtuar mirë në komisariat. Gjellërat u duken të shijshme dhe higjena shumë e mirë si dhe strehimi i pëlqyeshëm. Mirëpo, meqë nuk kanë asnjë lloj monedhe me vete, tre djemtë nuk kanë ndër mend të lëvizin që këtej.

Ambasadë të Bangladeshit nuk ka këtu dhe në vend të saj kanë ardhur përfaqësues të Ambasadës Britanike, të KE-së dhe OSBE-së. Ndërkohë ata qetë-qetë vrasin kohën në pritje të një zgjidhje. Ose të kthehen në Bangladeshin e largët, ose të kthehen në Greqi./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme