Korçë, ende nuk është dënuar vrasësi i tregtarit Besim Frashëri – (28 Tetor 2000)


Korçë, ende nuk është dënuar vrasësi i tregtarit Besim Frashëri – (28 Tetor 2000)

14:38 28/10/2000

Lajme Arkiva – TV KLan 2000

Kjo shtëpi private në qytetin e Korçës, ka përjetuar më 19 Mars ’97, një dramë me dy viktima. Ajo u sulmua nga një bandë e armatosur, prej 6 vetash. Ata erdhën këtu për të grabitur paratë e të zotit të shtëpisë, tregtarit 33 vjeçar Besim Frashëri. Në përpjekje e sipër këtu u vra tregtari dhe njëri prej banditëve.

Kjo histori bëhet më e dhimbshme kur ai që akuzohet për vrasjen e tregtarit, vjen e bën karshillëk në portën e kësaj shtëpie. Policia arrestoi si autorë të vrasjes Gentian Lulën, për të cilën prokuroria kërkoi 20 vjet burg, por gjykata e liroi atë në sallën  gjyqit për mungesë provash. Këtë çështje prokurori e ka kaluar në Gjykatën e Apelit, por familjarët e viktimës janë pesimist./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme