Kryebashkiaku Rama deklaratë për pastrimin e trotuareve në kryeqytet – (29 Tetor 2000)


Kryebashkiaku Rama deklaratë për pastrimin e trotuareve në kryeqytet – (29 Tetor 2000)

22:34 29/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka përgëzuar sot pastrimin e trotuareve të kryeqytetit, nga artikujt e shitësve ambulantë. Pas një operacioni disa orësh të punonjësve bashkiak dhe policisë së prefekturës së Tiranës, sipas kryebashkiakut Rama, tani e tutje këta shitës nuk do të pengojnë më qarkullimin e këmbësorëve në trotuare, nuk do të ndotin mjedisin apo të zhvillojnë konkurrencë të pandershme.

Edi Rama, Kryetari i Bashkisë Tiranë:- “Ky nuk do të jetë një aksion që do të fillojë e të mbarojë brenda ditës, po do të jetë një konstante, gjë që do të thotë se ne nuk do të lejojmë më ripushtimin e këtyre trotuareve, që çliruam sot. Sot konstatuam se ka një numër të frikshëm pikash grumbullimi të mbeturinave inerte nga kantieret e ndërtimit. Iu bëj thirrje të gjithëve për t’i çliruar vendet publike nga këto mbeturina, sepse shumë shpejt qeveria shqiptare, do të aprovojë një vendim në bazë të të cilit do të ketë gjoba dhe sanksione darstike”.

Nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi për kundravajtje të këtij lloji, ka paralajmëruar kryetari i bashkisë Rama./tvklan.al






Të ngjashme