Tirana pa drita, qytetarët ankohen për dritat – (29 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Nata e mbrëmshme ka qenë përsëri pa drita për kryeqytetin. Përjashtim nga kjo ka bërë vetëm bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Nëse më parë ndërprerja e dritave bëhej në bazë të një orari, tani ardhja dhe ndërprerja e energjisë elektrike është e pakontrolluar. Ja se ç’thonë qytetarët e Tiranës për këtë.
“Gjendja e dritave është shumë keq. Dje kemi pas ndërprerje nga ora 7 deri në orën 8, pastaj gjithë natën s’kemi pasur drita, as ujë, as gjë”.
“Më shumë jemi pa drita sesa me drita, pothuaj dy orë në ditë mund të kemi drita gjithsej”.
“Dritat vijnë gjysmë ore në mëngjes dhe ikin, nuk vijë më pastaj. Jemi shumë keq për të gatuar dhe për t’u larë, duhet të merren masa për këtë gjë’.
Ndoshta është e domosdoshme që KESH-i dhe atë një orë dritë që i lëshon konsumatorëve, ta deklarojë në mënyrë që njerëzit të marrin masat paraprake./tvklan.al