Koshtunica për Kosovën: Nuk i njoh zgjedhjet e 28 tetorit (30 Tetor 2000)


Koshtunica për Kosovën: Nuk i njoh zgjedhjet e 28 tetorit (30 Tetor 2000)

10:34 30/10/2000

Beogradi ka reaguar negativisht ndaj zgjedhjeve në Kosovë. Në një notë drejtuar OKB-së, Presidenti Koshtunica theksoi se këto zgjedhje kontribuojnë për të ligjëruar një shoqëri monoetnike prej së cilës duhet të largohen sebët dhe komunitetet e tjera jo shqiptare nga Kosova. Sipas Koshtunicës, votimet e së shtunës vënë në diskutim takimin e rezolutës 44 të OKB-së ku saktësohet se Kosova mbetet e Jugosllavisë.

Pra, presidenti i ri i Serbisë Koshtunica, po shpalos pozicionin e tij në lidhje me Kosovën. Deklarata e tij për mosnjohje të zgjedheve lokale të Kosovës vjen menjëherë pas një deklarate të përbashkët të presidentit rus Putin në të cilën kundërshtohet pavarësia e Kosovës.

Pra, Presidenti serb po i kthehet idesë e të parëve të tij se Kosova është Serbi dhe se i takon asaj. Ky qëndrim bie ndesh me atë të OSBE-së dhe Organizmave Ndërkombëtare në Kosovë të cilat zgjedhjet lokale të 28 tetorit i shohin si hapin e parë drejt së ardhmes demokratike të Kosovës./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme