49 vite Universiteti Bujqësor i Tiranës (1 Nentor 2000)
49 vjet më parë, në vitin 1951 u hap Universiteti Bujqësor i Tiranës. Në këtë institucion të arsimit të lartë janë kualifikuar gjatë këtyre viteve, 20 mijë specialistë të fushës së bujqësisë, agronomë, veterinerë, inxhinierë pyjesh, ekonomistë e të tjerë. Në këtë përvjetor të 49-të, UBT numëron rreth 2500 studentë dhe personel pedagogësh të aftë dhe të specializuar.
Me këtë rast në rektoratin e këtij universiteti ishin dhe komisioni i festës i drejtuar nga rektori i këtij universiteti Lufter Xhuveli. Ky komisioni ka diskutuar për organizimin sa më dinjitoz të 50-vjetorit të themelimit të universitetit i cili do të festohet vitin e ardhshëm./tvklan.al