Vazhdon situata energjetike e rënduar në vend (1 Nëntor 2000)


Vazhdon situata energjetike e rënduar në vend (1 Nëntor 2000)

14:09 01/11/2000

Vazhdon situata e rënduar hidroenergjetike në vend. Reshjet e ditëve të fundit nuk kanë përfshirë ende pellgun ujëmbledhës të lumit Drin. Në Koorporatën Elektroenergjetike drejtori Luigj Pjetri shpjegon se e vetmja mundësi për të siguruar energji elektrike për konsum, vazhdon të mbetet blerja e energjisë nga vendet fqinje.

Sot për sot, Shqipëria blen 3 milion e gjysmë kilovat çdo ditë nga jashtë duke shpenzuar rreth 120 mijë dollarë në ditë. Sipas nëndrejtorit të KESH-it synohet që sasia e importit të shkojënë 5 milion kiloavorë. Me blerjet nga jashtë është bërë e mundur që ndërprerjet e energjisë të shkurtohen. Megjithatë të paktën 7 orë në ditë energjia do të vazhdojë të mungojë në shtëpitë tona./tvklan.al






Të ngjashme