Kopshti Librazhd rikonstruktohet nga fondacioni “Agimi” (1 Nëntor 2000)
Rikonstruktimi i këtij kopshti kushtoi 50 milion lireta. Ajo u mor përsipër nga shoqata “Agimi” me qendër në Itali. Kjo shoqatë vepron në Librazhd që nga viti 1994. Ndër veprimtaritë e saj veçohet kurimi i fëmijëve falas në Itali.
Kopshti është i pajisur me kuzhinë të re, sallë lojërash, krevatë të rinj e të tjerë. Përfundimet e mjediseve të rikonstruktuara e përshëndeti dhe zëvendësministri i Arsimit./tvklan.al