Ministria e Bujqësisë dhe GTZ organizojnë konferencën bujqesore – (31 Tetor 2000)


Ministria e Bujqësisë dhe GTZ organizojnë konferencën bujqesore – (31 Tetor 2000)

15:36 31/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit në bashkëpunim me firmën gjermane tregtare Atlanta dhe me mbështetjen e GTZ, organizuan konferencën për nxitjen e eksporteve shqiptare bujqësore, drejt vendeve të Bashkimit Europian. Fjalën e hapjes e mbajti ministri i Bujqësisë Lufter Xhuveli, duke theksuar traditën që ka vendi ynë, në eksportet e produkteve bujqësore dhe në veçanti të perimeve.

Objekti i kësaj konference ishte marrja e masave, që vitin e ardhshëm të organizohet një eksport, jo vetëm sasior, por edhe cilësor. Nga ana tjetër Ministria e Bujqësisë, po punon për përafrimin e legjislacionit dhe standardeve bujqësore me ato të Bashkimit Europian, për krijimin e kushteve teknike, të produkteve bujqësore shqiptare, për të konkurruar dhe përfituar edhe nga sistemi i ri tregtar i BE./tvklan.al






Të ngjashme