Arben Malaj: “Berisha duhet të nxjerrë mësime nga humbja e zgjedhjeve” – (31 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Socialistët e kanë mirëpritur deklaratën e ambasadorit të OSBE-së Ahrens kundër bojkotit të Partisë Demokratike ndaj raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Kryetari i mazhorancës parlamentare, socialisti Arben Malaj thekson, se Berisha duhet të nxjerrë mësime nga humbja dhe të mos izolojë dhe më tepër partinë e tij.
Arben Malaj:- “Një organizatë e tillë kaq prestigjoze si OSBE, në analizën që i bënë procesit zgjedhor në Shqipëri, në analizën që i bënë forcave politike dhe në analizën që i bënë opozitës shqiptare, pra në tërësinë e kësaj analize, jep mesazhe se e ardhmja politike në Shqipëri duhet të kalojë në një funksionim normal të të gjithë faktorëve politikë të saj, ku gjithçka zhvillohet brenda koncepteve të plota demokratike dhe në përputhje me kuadrin ligjor. Unë besoj, se rezultatet e Tetorit janë një mesazh i plotë edhe për partitë opozitare se si mund të kontribuojnë më tepër në mbarëvajtjen e jetës politike dhe ekonomike në vend”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame