Fushata e vaksinës kundër fruth-rubeolës, nisin vaksinimet e para (1 Nëntor 2000)
Kjo shiringë ka vaksinën e fruth rubeolës dhe këtë do t’a marrë çdo fëmijë nga mosha 1-15 vjeç në të gjithë Shqipërinë. Kjo vaksinë parandalon keqformimet e lindura tek bebet e nënave që preken nga kjo sëmundje në tremujorin e parë të shtatëzanisë. 0,5 mililitra vaksinë për çdo nxënës që ska probleme reaksioni apo vuan nga ndonjë sëmundje tjetër. Për fëmijët nga 1-6 vjeç vihet në dispozicion ambulanca, ndërsa nga 6-15 vjeç kjo vaksinë merret nëpër shkolla.
Nga 1500 nxënës që ka shkolla “Emin Duraku” në ditën e parë janë vaksinuar mbi 70. Komplikacionet e kësaj vaksine janë të rralla si temperaturë të lartë. Shiringat janë një përdorimshme dhe vaksina është e ruajtuar në temperaturën nga 2-8 gradë celsius. Nëse pas dy ditësh jep temperaturë jo të lartë, ilaçi mjekues është paracetamoli. Në 15 ditë fushatë me vaksinimin do të arrihet të zhduket sëmundja e fruth rubeolës./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti