Tjetër seri për “Mbretin Luan”
Pas suksesit të të parit, publiku do të shikojë sundimin e Simbas si i rritur
Filmi i animuar The Lion King do të ketë një seri të dytë. Fituesi i Oskarit, Barry Jenkins do të bashkëpunojë sërish me kompaninë Walt Disney për të sjellë vazhdimin e këtij filmi.
Një vit më parë, Mbreti Luan u risoll për publikun në një version më të përpunuar dhe me një teknologji shumë të lartë. Pasi u transmetua në kinema ai arkëtoi mbi 1.7 miliardë dollarë.
Edhe vazhdimi i ri i këtij projekti do të realizohet me një teknologji të ngjashme, sikurse filmit i vitit të kaluar. The Lion King i vitit 1994 i studios Disney, rrëfen historinë e një luani të vogël të quajtur Simba.
Që në nisje të trailer-it shfaqet personazhi Mufasa që i shpjegon djalit Simba që një ditë, pas vdekjes se tij, do të jetë ai që do të trashëgojë pushtetin.
Vitin e kaluar në The Lion King, ata që dubluan zërin ishin Donald Glover si Simba, Beyoncé si Nala dhe James Earl Jones në rolin e tij si Mufasa.
Disney nuk ka njoftuar një datë se kur do të dali filmi i dytë. Regjisori Jenkins është shprehur se nëse situata nga Covid-19 qetësohet, atëherë do të nisë edhe puna për xhirimin e skenave.
Po ashtu, regjisori e ka lënë surprizë pjesëmarrjen e aktorëve. Në vitin 2017, Barry fitoi një Oscar për skenarin më të mirë në filmin Moolight, që u shpall edhe si filmi më i mirë i vitit.
Klan Plus