Kryeministri Meta për energjinë: Do të ketë lehtësime dhe jo kufizime (1 Nëntor 2000)


Kryeministri Meta për energjinë: Do të ketë lehtësime dhe jo kufizime (1 Nëntor 2000)

10:16 01/11/2000

Kryeministri Meta ka deklaruar pakësimin e kufizimit të energjisë elektrike të popullatës në sajë të dyfishimit të sasisë së energjisë elektrike të importuar. Brenda vitit Shqipëria do të shtojë kapacitetet importuese dhe deri dimrin e ardhshëm do të ketë mundësi të importohen deri në 12 milion kilovatorë në ditë. Brenda muajit dhjetor do të ndërtohen 5 nënstacione të reja elektrike, ndërsa në qershor dhe 13 nënstacione të tjera.

Meta hodhi poshtë akuzat e opozitës se qeveria po shet me çmim më të shtrenjtë për qytetarët energjinë e importuar.

“Do të ketë lehetësime dhe jo kufizime duke filluar nga Tirana dhe gradualisht në të gjithë vendin. Megjithatë kufizimet do të vazhdojnë derisa situata në Fierzë të ndryshojë dhe kam besim se edhe kjo gjë do të ndodhë, kuptohet dhe me ndihmën e zotit. Përsa i takon masave të tjera që po merr qeveria, duke qenë i bindur se kjo situatë nuk është e pashpresë dhe se nuk ka vend për panik nga gazeta dhe gazetarë të papërgjegjshëm, apo akoma më tej nga politikanë idjotë, që kanë qenë 5 vjet në pushtet dhe që nuk kanë bërë asnjë stacion, jo më të bënin hidrocentrale apo të rrisnin kapacitetet importuese të Shqipërisë, dhe jo më pastaj për të negociuar apo për të ndërtuar hidrocentrale sepse e kishin më të lehtë të ndërtonin piramida. Qeveria i ka marrë të gjitha masat e duhura për të përballuar situatën për ditët e ardhshme, për javët e ardhshme dhe për muajt e ardhshëm, po kështu edhe për vitin e ardhshëm.”

Në bazë të projekteve të qeverisë në bashkëpunim me palën kineze do të ndërtohet hidrocentrali i Bushatit, ndërsa me ndihmën austriake hidrocentrali i Banjës. Një kompani tjetër italiane do të ndihmojë në ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme