Bashkia e Tiranës merr nismën për pastrimin e Lanës (2 Nëntor 2000)
Sot ka filluar pastrimi gjeneral i qendrës së Tiranës. 10 vjet që kjo urë nuk ka parë askënd që t’a pastrojë. Në këmbët e saj gjenden mbeturina të çdolloji që nga shiringat e drogës, deri tek fekale. Ndërmarrja e Pastrim Gjelbërimit me nismën e bashkisë, ka nxjerrë sot në rrugë të gjithë punëtorët e saj. Këta autobotë janë vendosur në mëngjes qëllimisht që pjesa e poshtme e urës të lahet me presionin e ujit.
Ndërkohë që nuk kanë munguar as kureshtarët e shumtë të cilët për herë të parë shohin të pastrohet ky vend. Sot është bërë heqja e mbeturinave dhe shuarja paksa e erës së keqe që ndihet kur kalon mbi urë. Bashkia e Tiranës ka vendosur të rrethojë të gjithë këtë segment për të mos vazhduar më që ky vend të jetë WC publike./tvklan.al