Krijohet Agjencia Kombëtare e Pyjeve


Krijohet Agjencia Kombëtare e Pyjeve

23:10 01/10/2020

Klosi: Do të bëjmë hipotekimin e pyjeve

Administrimi i pyjeve do të bëhet nga pushteti vendor në rastet që janë pasuri lokale dhe nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve e cila sapo është krijuar në rastet kur janë pasuri kombëtare.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi teksa mori pjesë në prezantimin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve bëri të ditur se në bashkëpunim me Bankën Botërore ka përfunduar databaza e parë e pyjeve, çka do të bëjë hipotekimin e tyre si zë i veçantë kadastral.

“Me projektin e Bankës Botërore është përfunduar databaza i parë i pyjeve, hipotekimi i të gjithë pyjeve pasuri të pushtetit lokal dhe si një zë kadastral, si një pasuri e cila realisht edhe me hipotekë i  jepet  bashkive, do të kërkojmë nëpërmjet këtij institucioni, të qartësojmë politikat për mbrojtjen e pyjeve dhe politikat që kanë të bëjnë me shkencën e pyjeve”.

Ndërkohë që krijimi i agjencisë për ministrin Klosi do t’i japë zgjidhje problematikës së menaxhimit të pyjeve, kur ato janë pasuri lokale dhe rastet kur janë pasuri kombëtare.

“Ndamë, në mënyrë të hartuar qartë në ligj përgjegjësitë që ka pushteti vendor dhe pushteti qëndror. Vepër penale kemi bërë dhe prerjen duke kërkuar që sidomos në zonat e mbrojtura dëmtimi i pyjeve të mos jetë më një vepër administrative por të jetë një vepër penale”.

Moratorium 10-vjeçar i pyjeve ka bërë që pyjet të mos shfrytëzohen më për industri, duke i dhënë mundësi pyjeve të rigjenerohen.

Tv Klan






Të ngjashme