Vaksina e gripit të mbron për 1 vit
Specialistët: Duhet të kryhet që nga foshnjet 6-muajsh
Të gjithë personat duke filluar nga foshnjet 6-muajshe mund të kryejnë vaksinën e gripit. Në qendrat shëndetësore kjo vaksinë po bëhet për kategoritë që e përfitojnë falas për të krijura imunitet deri në 1 vit.
“Ka nisur për kategoritë që përfitojnë falas, ajo të mbron për një periudhë 1-vjeçare, edhe ata që kanë bërë vaksinën vjet kanë ende imunite dhe mund të kalojnë shuëm lehtë gripin sezonal”.
Sipas specialistes së ISHP, në situatën e pandemisë për shkak të Covid, vaksina e gripit do të eliminojë mbivendosjen e viruseve tek pacientët.
“Kjo do të eliminojë që një person të preket edhe nga virusi i Covid edhe nga gripi duke rënduar gjendjen shëndetësore. Personat që kanë kaluar covid duhet të kenë kaluar 3 javë në kryerjen e vaksinës”.
Ashtu si një vit më parë, vaksina e gripit e këtij viti përmban shtame të virusit Ah1N1, Ah2N3 si dhe të tipit B.
“Janë të njëjtat shtame që përmbajnë edhe vendet e rajonit”.
Janë 368 mijë doza falas për grupet e riskut. Një person nuk duhet të ketë rrufë apo temperaturë në momentin që paraqitet në poliklinikë për kryerjen e vaksinës. Nga fundi i Tetorit në vend pritet të vijë edhe një tjetër dozë vaksinë.
Tv Klan