Fatos Nano takim me Ministrin e Shtetit gjerman – (3 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Socialdemokratët gjerman dhe socialistët shqiptarë, do të intensifikojnë marrëdhëniet, për të nxitur reformat demokratike në rajon për t’iu afruar, standardeve të Europës së Bashkuar. Në takimin me Ministrin e Shtetit gjerman Kristofer Zopel, një nga drejtuesit e Partisë Social Demokrate të kancelarit Shrëder, kryesocialisti Nano tha, se në kuadër të Internacionales Socialiste, evolucioni i këtyre marrëdhënieve, do të ndikojë edhe në zbatimin e programeve të asistencës gjermane në Shqipëri dhe në Ballkan./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame