Tepelena, vendi i vetëm pa një nënstacion elektrik (2 Nëntor 2000)
Tepelena është i vetmi vend në Shqipëri pa një nënstacion elektrik. Problemeve për shkak të mungesës së reshjeve në të gjithë vendin, në Tepelenë i shtohet dhe problemi i nënstacionit. Që në vitin 1997, Tepelenës iu premtua se do të ngrihej një nënstacion elektrik. Në vitin 1998 u tha se u dhanë dhe fondet, por për arsye të krizës këto fonde u përdorën nga KESH diku tjetër. Vlera e nënstacionit është rreth 1 milion e gjysmë dollar dhe në Tepelenë tani flitet për një firmë norvegjeze që do të merret për realizimin e një nënstacioni, por që deri tani tepelenasve u mbetet vetëm të shpresojnë./tvklan.al