Gjykata e Tiranës ndërpret gjyqin ndaj Gazmend Brrakës – (4 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Gazmend Brraka, i njohur si Gaxhai është sjell sot në Gjykatën e Faktit Tiranë. Akuzat bandë, vrasje, rrëmbim, që kanë të bëjnë me vitin ’97, janë përsëritur edhe një herë sot ndaj tij dhe anëtarëve të bandës, shumica prej tyre që gjykohen në mungesë. Por procesi gjyqësor sot është ndërprerë, pasi Gaxhai ka kërkuar përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues, Medi Bici, duke e akuzuar gjyqtarin Bici për njëanshmëri në gjykim.
Kryegjyqtari i çështjes nuk pranoi të hiqte dorë nga procesi, duke i kaluar dosjen Gjykatës së Apelit, për të vendosur mbi kërkesën e të pandehurit./tvklan.al