Kampionati Kombëtar i Futbollit, derbi Tirana-Dinamo – (4 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
U luajtën takimet e 7-të të kampionatit tonë kombëtar të futbollit. Ra në sy derbi Tirana-Dinamo, e cila përfundoi me rezultatin 3-1 dhe u zhvillua në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Indrit Fortuzi shënuesi më i mirë i kamponatit tonë, shënoi sot tre gola dhe u ngjit kështu në kuotën e 15 golave.
Një tjetër rezultat që ra në sy, për javën e 7-të, ishte ajo që u arrit në Berat, ku Tomorri-Shqiponja, e përfunduan takimin në 2-3 për skuadrën gjirokastrite dhe tre golat e skuadrës gjirokastrite u shënuan nga futbollistët shkodran Cungu, Lici dhe Martini.
Në takimet e tjera Skënderbeu-Lushnja 1-1, Besëlidhja-Vllaznia 1-1, Teuta-Shkumbini 0-0 dhe Bylis-Apolonia 3-1. Pas javës së 7-të kryeson Tirana me 18 pikë, Dinamo 16 pikë dhe Shqiponja me 13 pikë./tvklan.al