Policia e Shtetit nuk do të përgjojë

Sandër Lleshaj para Komisionit të Sigurisë

Policia e Shtetit nuk do të përgjojë

17:29 02/10/2020

Komisioni i Sigurisë miraton ndryshimet në ligj

Qeveria është tërhequr nga projektligji që i jepte kompetenca Policisë së Shtetit për të kryer përgjime ambientale në raste të dyshuara për vepra penale apo për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, miratoi në parim ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa në draftin që u prezantua nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj,  është hequr fjala “përgjim ambiental” duke e zëvendësuar me “mbikëqyrje”.

Gjithashtu u votua në parim një tjetër ndryshim i cili lejon punonjësit e policisë të transferohen në struktura të tjera shtetërore në poste civile, por duke hequr dorë nga atributet e uniformës.

Tv Klan






Të ngjashme