Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni firmos marrvëshjet ushtarake në Turqi – (4 Nëntor 2000)


Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni firmos marrvëshjet ushtarake në Turqi – (4 Nëntor 2000)

15:11 04/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Shqipëria dhe Turqia, kanë rënë dakord, të forcojnë marrëdhëniet në bashkëpunimin në fushën ushtarake. Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni firmosi në Ankara, dy marrëveshje të rëndësishme, ku vendi ynë përfiton një ndihmë të madhe në rikonstruksionin e bazave, shkollave ushtarake si dhe në logjistikë.

Marrëveshja e parë e firmosur nga dy ministrat ai turk dhe shqiptar, përfshin punimet për zgjerimin e bazës ushtarake të Pash Alimanit, ndërsa ushtria turke mori përsipër pajisjen e bazës më të madhe shqiptare me infrastrukturë, riparimin e anijeve luftarake, etj. Ndërsa marrëveshja e dytë i jep Shqipërisë, një ndihmë prej tre milion dollarësh. Kjo shumë do t’i akordohet Ministrisë sonë të Mbrojtjes, brenda këtij viti nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke.

Ministri Ilir Gjoni gjatë një konference për shtyp, i kërkoi homologut të tij turk, që marrëdhëniet mjaft të mira të bashkëpunimit të dy vendeve tona në fushën ushtarake, të shtrihen edhe në fusha të tjera./tvklan.al






Të ngjashme