Basha: Batutat pa kripë të Ramës as nuk hahen e as nuk pihen


Basha: Batutat pa kripë të Ramës as nuk hahen e as nuk pihen

18:10 02/10/2020

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal në Elbasan ditën e sotme ku u takua me qytetarë të ndryshëm, por vizitoi edhe disa biznese.

“Qyteti është në depresion të plotë. Të rinjtë duan të largohen ndërsa bizneset kanë ulur qepenat. Qytetarët nuk kanë të blejnë ushqimet bazë apo ilaçet”.

Mësohet se Basha ka folur në lidhje me planin e rimëkëmbjes ekonomie që ka PD-ja.

“I shpjegova disa nga pikat e Planit të Rimëkëmbjes dhe disa nga përfitimet e drejtpërdrejta për ta dhe ekonominë në kolaps:

• Çeku 1000 euro për biznesin e vogël;

• Pagesa mujore 160 mijë lekë për këdo që ka humbur punën;

• Ndihma 200 mijë lekë në muaj për biznesin për çdo person që kthen në punë;

• Shtesa mujore prej 20 mijë lekë për të gjithë pensionistët”, shkruan Basha në Facebook.

Basha i ka kërkuar Ramës që ky plan të zbatohet menjëherë për shkak se 1 milion shqiptarë po vuajnë për mbijetesë.

“Batutat pa kripë të Edi Ramës as nuk hahen, as nuk pihen”, shkruan Basha. /tvklan.al






Të ngjashme