Mazhoranca miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor
PS: Koalicione me listë unike, kryetari i partisë në 4 zona
Në një mbledhje maratonë prej 5 orësh dhe vetëm me një votë pro të opozitës parlamentare, maxhoranca miratoi në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Kodin Elektoral.
E pandryshuar mbeti formula e koalicioneve paraelektorale, ku socialistët nuk hoqën dorë nga dalja me një listë të vetme.
Ajo që shkaktoi përplasje me opozitën parlamentare ishte hapja e listave, por Damian Gjiknuri sqaroi se renditja e kandidatëve në zgjedhje mund të përmbyset, duke respektuar vendosjen e një pragu votash.
Myslym Murrizi propozoi komisionerë jo politikë, por Damian Gjiknuri i kujtoi marrëveshjen e dakordësuar në opozitën e bashkuar në 5 Qershor.
Me vend u pa nga socialistët që të pranonin një tjetër propozim të bërë nga kreu i grupit demokrat.
Pjesë e ndryshimeve në Kodin Elektoral është edhe ulja nga 3 në 1% të pragut elektoral që duhet të arrijnë subjektet zgjedhore për të përfituar nga shpërndarja e mandateve. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor pritet të miratohen në seancën plenare të 5 Tetorit dhe për kalimin e tyre duhen 84 vota.
Tv Klan