Parlamenti i Jugosllavisë voton qeverinë e re Jugosllave – (5 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000,
Parlamenti Jugosllav, ka aprovuar sot , qeverinë federale të udhëhequr nga Zoran Ziziç. Nga 16 anëtar të qeverisë, 9 vetë janë pranë opozitës demokratike serbe, që përkrah Koshtunicën, 7 të tjerët i përkasin dy partive nga Mali i Zi. Qeveria e re ka fituar në mazhorancë me 2/3 e votave në krejt parlamentin Jugosllav.
Zoran Ziziç është 49 vjeç. Ka qenë lektor në fakultetin e Jurispudencës, në Podgoricë. Politikës i ka hyrë në vitin 1988, duke qenë më parë aleatë i ngushtë i Partisë Socialiste Serbe, të Sllobodan MIllosheviçit. Kur u ndanë partitë në Malin e Zi, ai kalon me fraksionin pro Millosheviçit, si zëvendës kryetar i Partisë Socialiste Popullore. Ka qenë kritik i ashpër i qeverisë perëndimore të Malit të Zi. Sipas Kushtetutës së Jugosllavisë, kryeministri duhet të jetë malazes, në rast se presidenti është serb./tvklan.al