INSTAT, indeski i çmimeve, rritet çmimi i mallrave të konsumit – (6 Nëntor 2000)


INSTAT, indeski i çmimeve, rritet çmimi i mallrave të konsumit – (6 Nëntor 2000)

11:44 06/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Çmimet e rritura në tregun e konsumit të përditshëm janë justifikuar nga rritja e karburanteve. Pjesa më e madhe e frutave dhe perimeve janë mallra importi. Sipas indeksit të çmimeve, të llogaritur nga Instituti i Statistikave, gjatë muajit të fundit të gjitha çmimet e frutave dhe perimeve janë rritur rreth 18% më shumë se muajin e kaluar. Në muajt e kaluar rritja e çmimeve po sipas INSTAT, ka qenë krejtësisht e pandjeshme. Ndërkohë edhe mallrat e tjerë të konsumit të përditshëm kanë një rritje, ku më i ndjeshmi është mishi dhe peshku./tvklan.al






Të ngjashme