Kritika për Lana Del Rey, në publik me maskë rrjetë
Këngëtarja e njohur Lana Del Rey, ka mërzitur disa nga fansat e saj për shkak të maskës së fytyrës që kishte vënë në një promovim të librit në Kaliforni.
Ylli u shfaq në Barnes dhe Noble në Los Angeles, ku lexoi pjesë nga libri i saj i ri me poezi.
Në këtë ngjarje, Del Rey kishte veshur një maskë rrjetë me shkëlqim, të cilën e kishte përdorur më parë për fotografi kopertine të revistës Interview.
Dukej qartë se maska e përzgjedhur nga ajo nuk ofronte asnjë lloj mbrojtje nga koronavirus.
Pas shumë reagimeve nga fansat, të cilët iu drejtuan me fjalët si “Lana, të lutem vish një maskë të vërtetë. Lutem që të jesh e sigurt” apo “Unë e dua Lana-n por kjo është tepër e papërgjegjshme” ,dhe shumë komenteve të tjera të ngjashme, BBC ka kontaktuar ekipin e këngëtares për një koment. Vetëm motra e Del Rey, Caroline e cila transmetoi drejtpërdrejt leximin e poezisë në Instagram, tha se këngëtarja ishte “testuar negativisht për Covid-19” dhe po qëndronte gjashtë metra larg fansave të saj.
Sidoqoftë, fotografitë e postuara në Twitter treguan se ylli i muzikës botërore pozonte shumë afër fansave dhe asnjë prej të pranishmëve nuk po respektonte distancimin fizik. /tvklan.al