Rekord në spitalet Covid, 214 të shtruar
4 jetë të humbura dhe 144 raste të reja
Kjo e hënë ka shënuar një numër rekord pacinetësh të shtruar në dy spitalet coivid; atë “Shefqet Ndroqi” dhe “Infektiv” ku numërohen për herë të parë 214 persona, 8 më shumë se një ditë më parë. 19 prej pacientëve janë në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar në gjednje të rëndë.
4 pacientë kanë humbur jetën mes të cilëve një mjek 72-vjeçar nga Skrapari, një 62-vjeçar nga Fieri si dhe 2 qytetarë nga Tirana 78 dhe 79 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese. Të larta mbeten edhe shifrat e të infektuarve të rinj.
Nga 912 testime të kryera në 24 orët e fundit janë regjistruar 144 raste të reja. Tirana vijon sërisht të mbetet qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve, e ndjekur nga Shkodra dhe Lushnja.
Në rritje kanë ardhur edhe personat që e kanë fituar betejën me Covid-19, duke e çuar në 150 numrin e tyre gjatë 24 orëve të fundit dhe në 8825 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.
Tv Klan