Ekspertët: Shpërthimi në Bejrut, një nga të fuqishmit në histori
Shpërthimi që shkatërroi një pjesë të madhe të qytetit të Bejrutit në fillim të gushit, është një nga më të fuqishmit në histori.
Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e Universitetit Sheffield, të cilët kanë studiuar këtë rast.
Në një studim të publikuar së fundmi ekspertët thonë se fuqia e shpërthimit është sa një e njëzeta e shqërthimit të bombës atomike në Hiroshima në vitin 1945.
Ekipi po ashtu ka zbuluar se si janë përhapur valët nëpër kryeqytetin e Libanit. Pas këtij studimi ekspertët shpresojnë se puna e tyre mund të ndihmojë planifikuesit e emergjencave të përgatiten për katastrofat e ardhshme.
“Në Bejrut, dëmtimi i xhamave u raportua 10 km larg nga qendra e shpërthimit”, shprehen studiuesit.
Tragjedia e 4 gushtit u shkaktua nga shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoni të ruajtur në mënyrë jo të duhur. Nga shpërthim u shkakuan 190 vdekje, si dhe më shumë se 6,000 persona kanë mbetur të plagosur./tvklan.al