Artistët në fushatë elektorale, gazetarja: Kur nuk bëhesh servil i partisë, ata të përzënë
Na ndajnë 7 muaj nga zgjedhjet elektorale (25 prill) dhe mesa duket arti do t`i bashkohet edhe më tepër politikës, kjo parë nga lajmet e fundit, ku disa figura të artit kanë shprehur mbështetjen e tyre për partitë. Arjola Demiri, Vikena Kamenica, Roland Hysi, Monika Lubonja, Iris Luarasi dhe Valbona Selimllari janë disa prej emrave që i janë bashkuar politikës në zgjedhjet e ardhshme më 25 prill 2021. Për të folur më tej në lidhje me zgjedhjet e tyre për t`u angazhuar në një parti politike, në emisionin “Rudina” në Tv Klan kanë qenë të ftuar Zefina Hasani, Drejtore komunikimi në “Le Spot”, gazetari Gentian Minga dhe Edlira Gjoni, pedagoge e Shkencave të Komunikimit.
Gazetarja Zefina shprehet se problemi është që partitë politike nuk dinë t’i mbajnë personazhet publike dhe pas disa kohësh i përzënë.
Rudina Magjistari: Cilit personazh i shkon më shumë të angazhohet në politikë?
Zefina Hasani: Asnjë prej tyre nuk e ka ambicjen për të hyrë në parlament.
Edlira Gjoni: Gaz Paja e ka të theksuar ambicjen politike.
Zefina Hasani: Valbonën nuk e mendoj të shkojë kaq larg, Vikenën e njoh natyrën e saj dhe dëshirën për të dhënë kontributin e saj, por jo të shkojë deri në parlament. Nëse ftohen dhe kanë atë ambicie, uroj t’i hapet ajo derë dhe partia të dijë t’i mbajë. Ne kemi histori, që afrohen shumë figura serioze dhe shumë interesante si nga arti dhe shoqëria civile dhe nga fushat e tjera, e më pas i përzënë. Kur fillojnë të japin atë kontributin personal pa u bërë servilë dhe skllavi i partisë, i përzënë. Më kujtohet një status i Veliajt që thotë ne gëzohemi që erdhi Vikena dhe Irisi, ata gëzohen që iku Majlinda dhe Jozefina. Në fakt as Majlinda as Jozefina nuk ikën, por i përzunë. Kështu që nëse i ftojnë uroj që të mos vijë ajo dita që përzënë.
Edlira Gjoni: Ka edhe shumë figura të PS-së që janë përzënë, femra dhe gra. /tvklan.al