BSPSH kërkon funksionimin e këshillit kombëtar të punës – (6 Nëntor 2000)


BSPSH kërkon funksionimin e këshillit kombëtar të punës – (6 Nëntor 2000)

18:46 06/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, kërkon nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, funksionimin e këshillit kombëtar të punës, në përputhje me kodin e punës në Republikën e Shqipërisë”. Kështu ka deklaruar sot presidenti i këshillit kombëtar të kësaj sindikate, Fatmir Musaku.

Sindikata e profesioneve, që janë në përbërje në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura, i kërkojnë ministrive të Arsimit, Shëndetësisë, Bujqësisë dhe Privatizimit, që të ulen në bisedime për nënshkrimin e kontratave kolektive të niveleve të para.

Këshilli kombëtar, i kërkon drejtorisë së përgjithshme të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, të bëjë të pavlefshme të gjitha kontratat e dhurimit, që janë lidhur nga shtetas, që s’kanë pasur kurrë statusin juridik të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë./tvklan.al






Të ngjashme