368 mijë vaksina gripi falas
Përfitojnë, mjekët, mësuesit, policët dhe fëmijët 2-5 vjeç
Në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit ka nisur kryerja falas e vaksinës së gripit. Specialistja e programit kombëtarë të vaksinimit në Institutin e Shëndetiti publik, Iria Preza sqaron se kategoritë që e përfitojnë falas para se të paraqiten në qendrën shëndetësore duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes ose pediatrin për të shmangur rradhët. Por kush janë kategoritë që mund ta kryejnë falas vaksinën e gripit?
“Presoneli shëndetësor, penisonistët, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, fëmijët 2-5 vjeç. Por edhe disa profesione si mësuesit edukatorët dhe punonjësit e rendit”, shprehet Iria Preza, specialiste e ISHP
Specilistët rekomandojnë që vaksina të bëhet nga e gjtihë popullsia duke nisur nga foshnjat 6 muaj e sipër pasi ndihmon edhe në kushtet e pandemisë së cvovid 19. “Nuk ka ardhur ende në sektorin privat po pritet të vi shumë shpejt”, shton specialistja.
Vaksina e gripit e këtij viti përmban 3 shtame të virusit Ah1N1, Ah2N3 si dhe të tipit B. Për këtë vit për shkak se jemi në situatë pandemie, janë shtuar faksinat falas dhe në total janë Jan 368 mijë doza për grupet e riskut.
Para se të kryhet vaksina pranë qendrave shëndetësore një person nuk duhet të ketë rrufë apo temperaturë.
Klan Plus