Fushata presidenciale në SHBA, Bush – Al Gore – (6 Nëntor 2000)


Fushata presidenciale në SHBA, Bush – Al Gore – (6 Nëntor 2000)

10:27 06/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Stili amerikan i jetës pasqyrohet edhe në fushatën e kandidatëve për president. Bush dhe Al Gore do të luftojnë deri në sekondat e fundit për të marrë çdo votë të mundshme. Beteja mes dy rivalëve është në një farë mënyre edhe fizike. Në 30 orët e fundit të kësaj fushate ata do të përshkojnë mijëra kilometra për ta mbajtur frymën në qendrat e tyre të votimit.

Sipas një formule që është përcaktuar në kushtetutë, kolegji i zgjedhësve do të votojë edhe njëherë në 18 Dhjetor dhe përfundimet do t’i kalojnë zyrës federale të regjistrimit, ku kongresi duhet t’i verifikojë deri në fund të Dhjetorit. Ndërsa emrin e fituesit e shqipton zyrtarisht vetëm kryetari i senatit, pasi është arritur numri 270 vota senatorësh nga 538 që ka dhoma e lartë.

Ndërsa më 20 Janar, presidenti dhe zv/presidenti i ri do të bëjnë betimin dhe marrin plotësisht funksionet e tyre. Pas dy mandatesh të 4 viteve ai nuk ka më të drejtë të zgjidhet president. Sipas të dhënave më të fundit 60% e amerikanëve pëlqejnë punën që presidenti Bill Klinton ka bërë në këto 8 vjet. Një fitore e Al Gorit, do të bënte që demokratët për herë të parë që nga viti 1952 ta mbajnë për tre mandate presidencën./tvklan.al






Të ngjashme