Përgatitjet për panairin “Tirana Trade 2000” – (7 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Së shpejti në kryeqytetin shqiptar, do të çelet panairi “Tirana Trade 2000”. Kjo ka qenë dhe tema e konferencës për shtyp që u mbajt sot në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, e cila është edhe organizatorja e këtij panairi. Si panairi i dhomës së kryeqytetit, Tirana ka vendin e parë, por të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë edhe firma nga i gjithë vendi, si dhe nga shtete të ndryshme të botës.
Deri tani është konfirmuar pjesëmarrja në këtë panair e firmave nga Spanja, Austria, Greqia, Turqia dhe Sllovenia. Ardhja e firmave të huaja, tregon vlerësimin e tyre për këtë aktivitet. Panairi do të çelet në datën 13 Nëntor dhe do të qëndrojë i hapur deri në datën 17 Nëntor në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës./tvklan.al