KESH vazhdon importin, përmirësohet situata energjetike – (7 Nëntor 2000)


KESH vazhdon importin, përmirësohet situata energjetike – (7 Nëntor 2000)

14:15 07/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Niveli i ujit në Fierzë është ulur 15 centimetra nga dje që i përfitojë ato për shkak të reshjeve. Ndërsa KESH vazhdon t’i importojë 3.5 milion kilovat orë nga Mali i Zi dhe Sllovakia. Greqia me të cilën janë bërë bisedime, njëkohësisht edhe i është shlyer borxhi prej 4.7 milion dollarësh, ende nuk i është përgjigjur kërkesës për energji. Situata energjetike ka filluar të ndryshojë dhe të ulë oraret e ndërprerjes, vetëm nga një organizim i ri i punës në KESH.

Korporata Elektroenergjitike është në tratativa për zhbllokimin e kredive që KESH-i i ka marrë për tre vite Bankës Botërore, e cila i ka bllokuar 100 milion dollarët pasi ka vërejtur humbje në këtë institucion. Vetë kryeministri Meta është takuar me drejtuesin e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe i ka treguar përpjekjet e kësaj korporate, duke i kërkuar zhbllokimin e kredisë.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe disa shtete të huaja kanë premtuar investime me një vlerë të përgjithshme prej 40 milion eurosh, për rehabilitimin e sistemit energjetik në Shqipëri. Investimi do të fillojë në Janar të vitit të ardhshëm. Këtë situatë do ta ndryshojë edhe një ligj për energjitikën dalë nga parlamenti./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme