Demokratët propozojnë projektligjin për kontrollin e tenderave publik – (10 Nëntor 2000)


Demokratët propozojnë projektligjin për kontrollin e tenderave publik – (10 Nëntor 2000)

21:15 10/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Grupi parlamentar demokrat, i ka paraqitur parlamentit projektligjin për kontrollin e tenderave të fondeve publike, për periudhën 1 Prill 1992, deri 31 Dhjetor 1999. Grupi parlamentar demokrat kërkon ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar, në përbërje të cilit të ketë edhe ekspert të luftës antikorrupsion.

Demokratët propozojnë që për periudhën 1 Prill 1992, deri 29 Qershor 1997, kontrolli të realizohet nga anëtarët e komisionit përfaqësues të koalicionit qeveritar, ndërsa për periudhën 31 Dhjetor 1999, ky kontroll të kryet nga përfaqësuesit e opozitës. Ky komision do të ketë të drejtë të tërheq dokumente edhe nga KLSH dhe SHISH./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme