Qeveria shqiptare strategji për reduktimin e varfërisë – (10 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Qeveria shqiptare për herë të parë angazhohet në procesin për hartimin e strategjisë gjithë përfshirëse për zhvillimin ekonomik dhe uljen e varfërisë. Rritja solide ekonomike do t’ia arrijë këtij qëllimi, duke u siguruar njerëzve të ardhura më të larta, e qeverisë më shumë burime për të marrë masa për reduktimin e varfërisë.
Ambasadorë, ministra, përfaqësues të donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare, kanë diskutuar sot mbi elementët kryesor të strategjisë, në dokumentin paraprak në Shqipëri. Përmirësimi i nivelit të jetesës së popullsisë dhe ngritja e nivelit të jetesës së grupeve të varfra, janë objektivat e qeverisë shqiptare, e cila planifikon që deri në mes të vitit 2001 të ketë përgatitur strategjinë dhe të fillojë zbatimin e saj.
Lufta kundër korrupsionit do të shërbejë, si mbështetje për realizimin e strategjisë, e cila zhvillohet paralelisht me decentralizimin e pushtetit lokal. Shqipëria qëndron ndër vendet me nivel më të ulët të të ardhurave për frymë në Europë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti