Parku Rinia me rrjete të reja elektrike (12 Nëntor 2000)
Edhe pse e dielë, punëtorët e repartit të difekteve të filialit elektrik, i gjetëm duke punuar në Parkun Rinia. Po shtrihen linjat elektrike sipas parametrave teknikë me anë të një rrjeti kabllor prej 0.4 kilovoltësh. Me anë të këtij rrjeti kabllor, rryma elektrike do vijë nga kabina dhe do të furnizojë të gjithë Parkun Rinia nëpërmjet 5 kasetave.
Që nga dita e nesërme, policia elektrike, në bashkëpunim me degën e shitjes të filialit elektrik do të vijnë për të lidhur kontratat e reja si dhe për të bërë lidhjet e rrymës elektrike për të gjithë lokalet me rrjetin e ri, por pasi pronarët e tyre të kenë shlyer detyrimet./tvklan.al