Pakësohen orët pa energji elektrike (12 Nëntor 2000)


Pakësohen orët pa energji elektrike (12 Nëntor 2000)

14:59 12/11/2000

Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar, por jo plotësisht situatën energjetike. Niveli i liqenit të Fierzës është rritur prej 3 metrash, por përveç kësaj është rritur dhe sasia e importit. Sot KESH arrin të importojë nga Mali i Zi dhe Sllovakia 5.5 kilovat orë në ditë, por sipas drejtorit Luigj Pjetri nga nesër, do të fillojë importimi i energjisë elektrike nga Greqia duke e çuar shifrën importuese në 6000 kilovat orë.

Kështu 8 orarëshi me drita në kryeqytet është zëvendësuar me 16 orë drita në ditë. Ndërsa prurjet e Fierzës janë 70 metër kub në sekond të cilat i përgjigjet një shfrytëzimi racional. Vënia në eficencë e Policisë Elektrike vetëm këto 3 javë ka prerë 3500 lidhje të paligjshme në të gjithë vendin dhe ka arkëtuar nga gjobat 20 milionë lekë.

Tiranës i është rritur kuota që duhet të harxhojë, ndërsa rrethet kanë një kuotë më të ulët që sduhet t’a tejkalojnë. Faturime, pagesa dhe mos shpërdorim është formula që do të ndriçojë rregullisht çdo shtëpi./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme