Oficerë policie shqiptarë në Suedi
Rama dhe Ann Linde bashkëpunim për luftën kundër krimit
Kriza në Bjellorusi ishte në fokus të takimit që Kryeministri Rama zhvilloi me Kryesuesen e radhës së OSBE-së, Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde.
“Për për të nxitur një zgjidhje me dialog në Bjellorusi”, tha Rama.
“Për të lehtësuar dialogun me regjimin e opozitës, është akoma në tavolinë, mendoj se duhet të lëmë mundësi të hapura kur mendojmë që ka mundësi për dialog për Bjellorusi demokratike”, tha Linde.
Teksa vlerësoi Reformën në Drejtësi, Linde tha se mes dy vendeve duhet më shumë bashkëpunim sa i përket luftës së përbashkët për krimin e organizuar.
“Nëse e luftojmë këtë së bashku do të bëjmë ndryshime”, tha Linde.
“Të ndryshojmë darët për elementët kriminalë”, tha Rama.
I pyetur në lidhje me ligjin e medias, Kryeministri Rama tha se mazhoranca mbetet e vendosur për ta miratuar atë, duke hedhur poshtë çuarjen e tij sërish në Komisionin e Venecias.
Për ministren e jashtme të Suedisë me rëndësi për qeverinë është që ky ligj të diskutohet me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces.
“Tani po bëhet edhe adoptimi i rekomandimeve të Venecias dhe ligji do të kalojë jo për t’u mbyllur gojën gazetarëve, por për të krijuar një mjedis shumë etik”, tha Rama.
“Suedia është mbrojtëse e hapur e lirisë së medias. Është e rëndësishme që qeveria të konsultohet shoqërinë civile dhe gazetarët gjatë këtij procesi, duke thënë që liria e medias është një nga të drejtat bazike në çdo vend demokratik dhe vendet kandidate në BE siç është Shqipëria,” tha Linde.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Ministria e Jashtme e Suedisë rikonfirmoi edhe një herë mbështetjen e Stokholmit zyrtar për integrimin europian të Shqipërisë.
Tv Klan