Familja e varfër me dhjetë fëmijë në Korçë – (11 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Familja e Selman Hysës me dhjetë fëmijë, ka zbritur nga malësia e Korçës, për të jetuar më mirë në fushë dhe ka zgjedhur fshatin Belorta po në Korçë. Terreni malor nuk arrinte t’u siguronte dot bukën e gojës edhe tashmë nuk është se jetojnë më mirë. Të ardhurat që sigurojnë nga 8 dynym tokë të marra me qira, nuk u mjaftojnë.
Ndërsa nëna e dhjetë fëmijëve ankohet se nuk ka mundësi për t’i shkolluar fëmijët e saj. Në këtë shtëpi vetëm një djalë ndjek shkollën, pasi familja nuk ka mundësi t’i shkollojë të gjithë. Kështu ata janë krah pune./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti