Greva e arsimit në Durrës, mësuesit kërcënojnë: Do të bojkotojmë mësimin (13 Nëntor 2000)
Thirrjes së Konfederatës së Sindikatave të Arsimit për bojkotimin e orës së parë të mësimit, sot u janë përgjigjur dhe disa shkolla në rrethin e Durrësit. Në shkollat “Barjam Curri”, “Marie Kaçulini”, “Nënë Tereza” dhe “Demokracia” është zhvilluar greva një orëshe.
Mësuesit 4 kërkesat e tyre ia kanë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe në datën 20 nëntor do t’u kthejë përgjigjen përfundimatre për plotësimin e kushteve që kërkohen.
Mësuesit sot kanë paralajmëruar se nëse nuk bien dakort me Ministrinë e Arsimit, greva e tyre përveç përshkallëzimit në të gjitha rrethet, do të bojkotojnë të hënën tjetër të gjithë mësimin./tvklan.al