Varhelyi mbyll në Serbi turin ballkanik

https://youtu.be/zSwf98OBQG8

Varhelyi mbyll në Serbi turin ballkanik

09:15 09/10/2020

“Është bërë progres në dialogun me Kosovën”

Ka arritur në Serbi për ta çuar drejt fundit turneun Ballkanik. Komisioneri Olivér Várhelyi, ka thënë se kuptimi i kësaj vizite është që Bashkimi Evropian dëshiron të ndryshoj qasje ndaj Ballkanit dhe premtimet t’i bëjë më konkrete në mënyrë që të jenë të pranishëm për një afat të gjatë.

Bashkë me premtimet për 8 miliardë euro grantë dhe 20 miliardë në projekte të ndryshme gjatë shtatë viteve të ardhshme për Ballkanin, komisioneri Varhelyi ka theksuar se me Kosovën është bërë progres në dialog.

“Është bërë progres, por kemi shumë për të zgjidhur. Besoj se me zotin Lajҫak do të arrijmë një rezultat. Shoh një angazhim të qartë nga të dyja anët, por nuk është proces i lehtë. Ne si BE nuk mund ta zgjidhim vetëm problemin dhe na duhen partnerët amerikan për zgjidhje. Nga ana ime mundohem të ndërtojë një sinergji dhe këto i shoh si emergjente”, tha eurokomisioneri.  

Serbia në raportin e BE-së është kritikuar për mungesë reformash në drejtësi, kontroll të zgjedhjeve dhe ndërhyrje nga presidenti, përfshirë edhe mediave. Presidenti, Aleksandar Vuçiç, tha se kjo ngelet punë për qeverinë në mandatin e ri.

“Qeveria e Serbisë dhe orientim kyҫ i këtij vendi është të jetë pjesë e BE-së. Nuk ka pezullim të këtij procesi”, tha Vuçiç.  

Komisioneri i BE-së në Serbi ka takuar edhe opozitën serbe, por edhe organizata të ndryshme për t’u informuar për progresin drejt BE-së.

Tv Klan 






Të ngjashme